AMD do të sjellë një gjeneratë të re procesorësh një vit pas debutimit të Ryzen 7000

featured

Giga Compute, divizioni për sipërmarrjet e Gigabyte, prezantoi disa servera të rinj bazuar në procesorët Zen 4 të AMD. Por lajmi i vërtetë nuk është ky, por fakti se prodhuesi i harduerit konfirmoi linjën pasardhëse të Ryzen 7000 që do të vijë në fund të këtij viti.

Njëlloj si AM4, foleja AM5 e procesorëve do të ketë disa gjenerata procesorësh Ryzen. AMD ka dhënë fjalën se do ta mbështesë këtë fole me modele të reja procesorësh deri në 2025.

Axhenda e AMD me procesorët parashikon ardhjen e Zen 5 në 2024, por lajmi i Gigabyte mund të thotë se kompania ka përshpejtuar debutimin e modeleve të reja.

Gjithashtu ekziston mundësia që Gigabyte mund të jetë duke ju referuar rifreskimit të Zen 4 që mund të jetë Zen 4+.

Aktualisht Zen 4 nuk ka një emër komercial por duke qenë se AMD ndjek një sekuencë emërtimi, çipet e ardhshme duhet të debutojnë si Ryzen 8000. Kompania përdor emra të koduar të piktorëve të famshëm për procesorët e saj si përshembull Ryzen 7000 u quajtur Raphael, Ryzen 5000 u quajt Vermeer apo Ryzen 3000 Matisse.

Por me Zen 5 mund të rikthehet me emrat e koduar që përfaqësojnë vende siç është Granite Ridge. Ka shumë pak informacion për arkitekturën e re ku AMD thotë se do të ketë një nyje të avancuar që mund të jetë 3 apo 4-nanometër. /PCWorld Albanian

AMD do të sjellë një gjeneratë të re procesorësh një vit pas debutimit të Ryzen 7000