Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar dje ndaj ekipit të dytë më të mirë në botë, FaZe Clan dhe ka siguruar kualifikimin në Major të CS:GO.
Ky është kualifikimi i radhës i ekipit shqiptar në kompeticionin më të madh në botë, shkruan GazetaBlic Sport.
bNE fitoi ndaj FaZe Clan me rezultatin 2-0 për t’u kualifikuar tutje në Majorin e Parisit që luhet në muajin maj në Francë.
Në lidhje me fitoren e djemëve shqiptarë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili duket i lumtur me këtë fitore të “shqiponjave”.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”, shkruan Kurti.
/GazetaBlic Sport