Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!
  • Parashikimi i motit për sot në Kosovë
  • Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë
  • Ja sa po shitet metri i druve këtë vit
  • Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!
  • ​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Tri javët e ardhshme në Superiore dhe gjysmëfinalet e Kupës, zbardhet kalendari

Press Online8 Prill, 2023 SPORT
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Departamenti i Garave në FSHF ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” për javët në vazhdim.

Duke përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e javës së 29-të, 30-të dhe 31. Gjithashtu, janë përcaktuar oraret dhe stadiumet për ndeshjet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 29-të do të luhen në datat 15 dhe 16 prill. Të shtunën ngre siparin e javës sfida Bylis-Teuta që luhet në Ballsh (15:00). Më pas në ora 18:00 nis sfida tjetër Erzeni-Kastrioti, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Të dielën luhen tre sfidat e tjera të kësaj jave. Në orën 15:00 nisin dy duelet Laçi-Partizani (Laç) dhe Kukësi-Vllaznia (Kukës Arena). Java mbyllet me ndeshjen Tirana-Egnatia, në “Elbasan Arena”, që nis në ora 18:00.

Edhe ndeshjet e javës së 30-të do të luhen të ndara në dy ditë. Përkatësisht në datat 22 dhe 23 prill me sfidën Egnatia-Laçi (Rrogozhinë) që luhet e para duke nisur nga ora 15:00 ditën e shtunë. Ndërsa në orën 18:00 fillojnë njëkohësisht dy ndeshjet Teuta-Erzeni (Niko Dovana) dhe Vllaznia-Tirana (Loro Boriçi). Të dielën e 23 prillit zhvillohen Kastrioti-Kukësi (15:00, në Kamëz) dhe Partizani-Bylis (18:00, në stadiumin Partizani). Në mesjavë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Të dyja takimet do të luhen më datë 26 prill dhe në të njëjtin orar. Tirana-Teuta (Elbasan Arena) dhe Vllaznia-Egnatia (Loro Boriçi) nisin në ora 18:00. Muaji prill mbyllet me ndeshjet e javës së 31-të në datat 29 dhe prill dhe 30 prill. Bylis-Laçi (Ballsh) luhet të shtunën duke nisur nga ora 15:00. Kurse në orën 18:00 starton sfida tjetër e kësaj dite Erzeni-Partizani.

Të dielën e 30 prillit (15:00) luhen ndeshjet Tirana-Kastrioti (Elbasan Arena) dhe Kukësi-Teuta (Kukës Arena). Në orën 18:00 fillon sfida përmbyllëse e javës Vllaznia-Egnatia (Loro Boriçi).

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me datat dhe oraret e tre javëve të ardhshme të kampionatit dhe turit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmNë vigjilje të Pashkës, Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë që i shërben komunitetit
Artikulli tjetër “Do luaj çdo ditë deri në fitore”, pensionisti interpreton në rrugë himnin e Ukrainës!

Lajme të ngjashme

SPORT 22 Shtator, 2023

Peja e nis me fitore edicionin e ri, deklason Vëllaznimin

SPORT 22 Shtator, 2023

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohen tetë futbolliste dhe trajneri

SPORT 22 Shtator, 2023

Peja e nis sonte mbrojtjen e titullit ndaj Vëllaznimit

SPORT 22 Shtator, 2023

Nora Gjakova fiton të artën e parë të vitit

SPORT 22 Shtator, 2023

Devoe Joseph largohet zyrtarisht nga basketbolli i Kosovës!

SPORT 22 Shtator, 2023

Carvajali pritet të mungojë në derbi ndaj Atleticos

SHOWBIZ

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

TË FUNDIT

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

23 Shtator, 2023

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

23 Shtator, 2023

Ja sa po shitet metri i druve këtë vit

23 Shtator, 2023

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.