featured

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë, merr ofertë nga gjigantët belgë

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë.

Trajneri norvegjez është i papunë që prej nëntorit të vitit 2021, kur u shkarkua nga Manchester United, megjithatë së fundi emri i tij ka përfunduar në krye të listës së drejtuesve të Club Brugge.

Sipas mediave belge, Ole Gunnar Solskjaer është mes tre emrave favoritë për të zëvendësuar trajnerin Scott Parker në klubin e njohur, teksa mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para.

Vetë Solskjaer e mirëpret një rikthim në pankinë, për të treguar edhe njëherë aftësitë e tij, që nuk pati mundësinë t’i shpalosë te Manchester United, ndonëse iu dhanë 18 muaj kohë.

Në karrierën e tij si trajner, Solskjaer numëron disa eksperienca, të cilat nisën me të rinjtë e Manchester United, vijuan me Molden në dy periudha të ndryshme, Cardiffin dhe në fund me skuadrën e parë të “djajve të kuq”.


Top Channel

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë, merr ofertë nga gjigantët belgë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!