Si Të Përdorni Gjalpin Për Flokë Më Të Shëndetshëm

featured

Flokët e djegur, të dëmtuar e që këputen mund të kthehen shumë shpejt në një shqetësim që përsëritet çdo ditë.

Sa më të buta e të hidratuara të jenë ato, aq më të thjeshta janë për tu stiluar dhe për tu mbatjur të gjatë e të plotë.

Për të arritur këtë duhet të siguroheni se flokët tuaj marrin hidratim të plotë dhe këtu mund të përmendim gjalpin si një trajtim natyral.

Gjalpi duke qenë i pasur me yndyrna  arrin të depërtojë në thellësi të fijeve të flokut tuaj duke ju dhënë aty më shumë shkëlqim dhe shëndet.

Në këtë artikull do ju tregojmë se si të përdorni një traditë të vjetër të gjalpit të tretur për të pasur gjithnjë flokë të butë.

Çfarë është gjalpi i tretur?

Kur vendosni për tu shkrirë apo për të skuqur një copë gjalpi, ai do të shpërbëhet në formën e tij të lëngshme dhe sipër do të formojë një shkumë të bardhë.

Hiqni me një lugë shkumën e bardhë  dhe pjesën tjetër të gjalpit të tretur ruajeni.

Atë mund ta vendosni tek skalpi para dushit duke masazhuar me lëvizje rrethore apo në majat e flokëve për më shumë hidratim.

I pasur në vitamina E dhe antioksidantë gjalpi i tretur do t’i bëjë flokët tuaj të duken më të dendur e më të butë me kalimin e kohës.

Pasi t’i lyeni flokët tuaj me të lërini të pushojnë për 1-2 orë duke i mbështjelur lart në mënyrë që të mos ndosni rrobat apo përreth jush.

Më pas lajini flokët si zakonisht dhe mos i thani menjëherë pasi nxehtësia në flokët të cilat janë trajtuar me vaj nga nxehtësia bëhen më të yndyrshme.

Para se ta përdorni sigurohuni që nuk ju krijon ndonjë reaksion në lëkurë apo të mos keni flokë shumë të yndryshëm.

Gjithashtu kini parasysh se gjalpi i tretur nuk përmban laktozë, pasi ajo shkrihet gjatë procesit të ngrohjes dhe nuk ka ndonjë rrezik edhe nëse jeni alergjikë ndaj laktozës./AgroWeb.org

Si Të Përdorni Gjalpin Për Flokë Më Të Shëndetshëm
|