SHBA nis “artilerinë” e rëndë në Ballkan, James Rubin vjen në Tiranë!

featured

Në një shenjë të qartë të vëmendjes së shtuar që po i kushton SHBA-ja Ballkanit Perëndimor, tre shtete të rajonit i viziton nga data 10 deri në 14 prill i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James P.Rubin.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakëqij që përdorin dezinformimin si mënyrë për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”.

Rubin do të qëndrojë dhe në Tiranë, ku gjithmonë sipas DASH, do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Jamës Rubin ka shërbyer në të kaluarën si ndihmës sekretar i Shtetit e është angazhuar ndjeshëm gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai mbrojti vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare kundër forcave serbe. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës në 2013-tën u nderua atje me Medaljen Presidenciale të Meritave.


Top Channel

SHBA nis “artilerinë” e rëndë në Ballkan, James Rubin vjen në Tiranë!