Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Sulmoi policinë, arrestohet e dyshuara në Ferizaj
  • Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë
  • Video/ Ronaldo Sharka habit fansat: Jam i varur nga…
  • U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë
  • Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO
  • Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë
  • Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin
  • Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Rusia kërcënon me prishje të marrëveshjes mbi eksportin e grurit

Press Online8 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Moska paralajmëroi të premten se mund të mos i përmbahet më një marrëveshjeje për transportin e grurit në Detin e Zi, nëse nuk përmbushen kushtet e vendosura nga pala ruse.

Marrëveshja u arrit qershorin e kaluar mes Kremlinit, Kievit, Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe afatet e saj janë shtyrë disa herë.

Marrëveshja i mundëson Ukrainës – një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithit në botë – të eksportojë përmes një korridori të sigurt në Detin e Zi.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 27 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore, janë eksportuar nga Ukraina me 881 anije, që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes, gushtin e kaluar.

OKB thotë se rinovimi i marrëveshjes është jetik për të shmangur një krizë ushqimore në botë. Afati i marrëveshjes është zgjatur dy herë, herën e fundit për 60 ditë, ndryshe nga hera e parë, që u zgjat me 120 ditë.

Moska ankohet se pjesë të marrëveshjes, që i sigurojnë asaj të drejtën e eksportit të plehrave dhe produkteve të tjera bujqësore, nuk po respektohet.

Në një konferencë shtypi në Ankara, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov kërcënoi se vendi i tij mund ta braktisë marrëveshjen.

Moska i bëri thirrje Perëndimit që të heqë ndalesat ndaj eksporteve bujqësore ruse, të lejojë rifillimin e furnizimeve me makineri bujqësore, të heqë kufizimet në sigurime dhe të risigurojë dhe zhbllokojë pasuritë dhe llogaritë e kompanive ruse të përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave.

Zoti Lavrov tha se eksportet ruse të grurit dhe plehrave u ndikuan nga mungesa e qasjes në sigurime dhe sistemin e pagesave SWIFT.

Ai tha se nëse këto kushte nuk plotësohen, Rusia nuk do të vazhdojë respektimin e nismës së ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e produkteve dhe se Ukraina do të duhet të përdorë rrugët tokësore ose të eksportojë përmes lumenjve.

Ndërkohë, fermerët në Evropën Qendrore po ankohen, pasi fluksi i importeve të lira të grurit ukrainas, të përjashtuara nga tarifat doganore deri në qershor të vitit 2024, ka dëmtuar çmimet dhe shitjet e prodhuesve vendas. Sot, mijëra fermerë rumunë protestuan, duke bllokuar trafikun dhe pikat kufitare me traktorë dhe kamionë. Ata kërkuan ndërhyrjen e Komisionit Evropian.

Protesta pati edhe nga fermerët në Poloni dhe Bullgari. Ministri polak i Bujqësisë, Henryk Kowalczyk dha dorëheqje këtë javë. Zëvendësministri, Robert Telus tha sot se Polonia do të ndalojë përkohësisht të gjitha importet e grurit ukrainas, për të zbutur ndikimin në treg, por shtoi se tranziti do të lejohet./VOA


Top Channel

Artikulli i mëparshëmPapa Françesku, nuk merr pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë
Artikulli tjetër Ndërtimi i një kompjuteri gaming me procesor Ryzen 7000 bëhet më pak i kushtueshëm

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

GLOBI 23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

GLOBI 23 Shtator, 2023

​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

GLOBI 23 Shtator, 2023

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

GLOBI 23 Shtator, 2023

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar ende i zhdukur

SHOWBIZ

Video/ Ronaldo Sharka habit fansat: Jam i varur nga…

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

TË FUNDIT

Sulmoi policinë, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

23 Shtator, 2023

Video/ Ronaldo Sharka habit fansat: Jam i varur nga…

23 Shtator, 2023

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë

23 Shtator, 2023

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.