1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. RTX 4070 vjen me 5888 bërthama CUDA dhe 12GB VRAM

RTX 4070 vjen me 5888 bërthama CUDA dhe 12GB VRAM

featured

Nvidia lançoi në Shtator të vitit të kaluar RTX 4090 dhe RTX 4080 ndjekur nga RTX 4070 Ti në fillim të këtij viti. Kompania pritet tashmë të lançojë karta grafike me kosto më të përballueshme bazuar në arkitekturën Ada Lovelace në muajt në vijim dhe e para do të jetë RTX 4070 javën e ardhshme ndjekur nga RTX 4060 Ti dhe RTX 4050 gjatë vitit.

Modeli i ardhshëm RTX 4070 është shfaqur në databazën e GeekBench duke konfirmuar disa prej specifikave të saj. Listimi është një kartë grafike RTX 4070 shoqëruar nga Core i9-13900K me pllakë amë ASRock Z790 Taichi Carra dhe Windows 11 Pro.

Në mesin e specifikave bie në sy multiprocesorët Streaming prej 46 që përkthehet në 5888 bërthama CUDA ose 128 bërthama për SM. Karta grafika ka 12GB memorie me shpejtësi 21Gbps GDDR6X.

Nëse ky listim është i saktë atëherë RTX 4070 do të ishte i ngjashëm me RTX 4070 Ti që gjithashtu ka 12GB memorie 21Gbps GDDR6X.

Sa i përket performancës, RTX 4070 shënoi 202,437 pikë në testimin GeekBench CUDA dhe 177,594 pikë në testimin OpenCL, rezultat që përkthehet në 25-30 përqind më i lartë sesa RTX 3070.

Po testimet sintetike nuk tregojnë rritjen e vërtetë të performancës dhe mbetet për tu parë sesi do të sillet në gaming krahasuar me paraardhësin.

RTX 4070 pritet të dalë në shitje më 13 Prill për 599 dollarë, ose 200 dollarë më lirë sesa RTX 4070 Ti. Pas debutimit të RTX 4070 presim RTX 4060 Ti që sipas spekulimeve do të vijë në muajin Maj ndjekur nga RTX 4050 në muajin Qershor. /PCWorld Albanian

RTX 4070 vjen me 5888 bërthama CUDA dhe 12GB VRAM
|