Edi Rama: Ju keni përjetuar një rritje page vitin e shkuar, ju kemi thënë që do të vazhdojë dhe tani jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme, rritja më e madhe historike si rezultati krijimit të mundësisë për ta përballuar këtë. Punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, oficerët në të gjithë sistemin e sigurisë meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë. Se kemi vënë në dyshim që shpërblimet që kemi rritur herë pas here s’janë të mjaftueshme. Shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë. Një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe, pastaj të mbetet pa çati i balancon të dyja. Sot jemi në kushtet që mund të bëjmë rritje pagash. Rritja do të bëhet me dy hapa, një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit. Për vitin e parë, rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë sistem nga ku do të përfitojnë 12 mijë punonjës së policisë dhe 3 mijë të burgjeve do të të jetë si vijon:
Paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë, ka vjetërsi punë, ka disa kushte të tjera. Po flas për pagën e nivelit. Paga e drejtuesit madhor nga 139 mijë lekë, bëhet sot me 48 mijë lekë shtesë, 187 mijë. Për drejtuesin poshtë madhorit, shtohet me 24 mijë lekë, komisarin me 21 mijë lekë dhe shkon 112 mijë, inspektorin e parë me 20 mijë lekë dhe shkon 97 mijë.
Për burgjet drejtuesi madhor shkon 187 mijë, drejtuesi më poshtë 137, komisari shkon në 112, inspektori i parë shkon në 97. Këtu futemi në sistemin e krahasimit me FA që balancon gjithë sistemin e sigurisë në Shqipëri, Kemi rritjen e pagës për gratë, punonjësit e PMNZH, edhe këtu drejtuesi zjarrfikës shkon 125 mijë, inspektori 90 mijë, zjarrfikësi 80 mijë. Rritje prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.
Vazhdojmë me vitin e dytë ka një rritje tjetër dhe në finale, rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin do të jetë sipas kategorive. Në finale do kemi paga dinjitoze të krahasueshme me rajonin. Jam I bindur qe do të motivoheni më shumë, do të kemi më shumë mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaj dhe për të lehtësuar ekonominë. Kjo rritje historike nuk është e fundit, në vijim me rritjen e mundësive. Ju falënderoj për të gjithë punën e bërë, ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja,. Sot do të keni buzëqeshje në familjet tuaja. Forcat e policisë, Burgjeve dhe zjarrfikësve do të jeni poikë me ë fortë referimi për shoqërinë. Këtu mbarojnë fjalët dhe nisin veprat me miratimin e projektligjin. Më mirë mos e besoni tani dhe kur të ndodhi, s’keni ç bëni do ta vlerësoni.
Top Channel