Papa, ende i sëmurë: Shmang Procesionin e së Premtes së Mirë!

featured

I ftohti i mbrëmjes e detyroi Papën Franceskun, të porsadalë nga spitali pas shtrimit atje me bronshit, të shmangte si kurrë më parë procesionin tradicional të së Premtes së Mirë përreth Koloseumit.

Vetëm disa orë përpara kësaj, Vatikani qe shprehur se Papa do të kryesonte në ngjarjen Rruga e Kryqit me pishtarë të ndezur në arenën e lashtë romake. Por pak përpara nisjes së procesionit, Selia e Shenjtë dha njoftimin e ri se Papa nuk do të ishte i pranishëm, por do të ndiqte ngjarjen nga shtëpia e tij në Vatikan dhe do t’u bashkohej besimtarëve nga larg në lutje.

Ceremonia tradicionale e Rrugës së Kryqit, e kushtuar këtë radhë viktimave të konfliktit, megjithatë u zhvillua me pjesëmarrjen e mbi 20 mijë vetëve, ndërsa një I ri ukrainas dhe një rus u bashkuan aty në lutjet për paqe dhe vvllazëri.

Kjo ishte hera e parë në 10 vitet e papatit të tij që Francesku 86-vjeçar nuk merr pjesë në shërbesën e përvitshme, të mbajtur dy ditë përpara Pashkëve- festa më e rëndësishme e kalendarit të krishterë. Papa doli nga spitali i Romës më 1 prill pasi mori antibiotikë për bronkitin. Më herët të premten, Françesku kryesoi një shërbim lutjeje praj dy-orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit. Procesioni kujton vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjes së tij në kryq.


Top Channel

Papa, ende i sëmurë: Shmang Procesionin e së Premtes së Mirë!