“Nuk jam tradhtar”, si surpriza e Botërorit refuzoi Bayern Munchen

featured

Bayern Munchen kërkoi gjatë për një portierit gjatë merkatos së janarit.

Manuel Neuer dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe mbylli sezonin. Kampionët e Gjermanisë arritën akordin e Yann Sommer, për kartonin e të cilit paguan 8 milionë euro në arkat e Gladbach.

Por, përpara afrimit të “gardianit” zviceran, bavarezët tentuan marrëveshjen me Yassine Bounou.

32-vjeçari është pjesë e Sevilla në La Liga-n spanjolle. Bono ishte një nga surprizat e bukura të Botërorit Katar 2022.

Me pritjet e tij, ai ndihmoi Marokun të mbërrinte deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, aty ku nuk kishte shkuar asnjë kombëtare afrikane apo arabe më parë.

Jo, faleminderit. Nuk mund ta tradhtoj Sevillan në këto momente”, ishte përgjigja e portierit të Marokut. Te Bayerni u surprizuan dhe vetëm pak orë më vonë zyrtarizuan blerjen e Sommer./ SuperSport


Top Channel

“Nuk jam tradhtar”, si surpriza e Botërorit refuzoi Bayern Munchen
|