featured

Një ndryshim vizual e bën shumë më të lehtë përdorimin e WhatsApp

Një opsion i ri i WhatsApp pritet të përmirësojë funksionalitetin e aplikacionit me një ndryshim të vogël të ndërfaqes së përdoruesit.

I lançuar në programin Google Play Beta si pjesë e versioni 2.23.8.4, përmban një shirit të ri navigimi në fund të aplikacionit duke e sjellë në një linjë me filozofinë e dizajnit të Google.

Screenshot-et e realizuar nga WABetaInfo tregojnë se shiriti në fund përmban katër opsione: Chats, Communities, Status dhe Calls.

WABetAInfo tha se shiriti i ridizajnuar është i ngjashëm me atë që ndodhet në versionin iOS të aplikacionit. Nuk ka një afat se kur ndryshimi i ri do të aplikohet, por presim që ridizajnimi të bëhet i disponueshëm në javët në vijim.

Vetëm javën e kaluar WhatsApp ka sjellë disa opsione të reja siç është një editor teksti i stilit të Instagram apo verifikimin biometrik për tu qasur në disa biseda, një funksionalitet që duhej të kishte qenë funksional prej kohësh. /PCWorld Albanian

Një ndryshim vizual e bën shumë më të lehtë përdorimin e WhatsApp

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!