1. Lajme
  2. SPORT
  3. Ngatërresa e pafalshme, tifozët argjentinas hedhin gurë ndaj autobusit të tyre

Ngatërresa e pafalshme, tifozët argjentinas hedhin gurë ndaj autobusit të tyre

featured

Një rast i paprecedentë u regjistrua në Argjentinë.

Tigre, skuadër ku luan Mateo Retegui, sulmuesi i ri i kombëtares italiane, u përball me Sao Paulo.

Dueli i fazës së grupeve në Kupës Sudamericana, përfundoi me triumfin 0-2 të skuadrës braziliane.

Rivaliteti mes tifozëve argjentinas dhe atyre brazilianë dihet. Përpara fillimit të sfidës, ultras të Tigre nisën të sulmonin me gurë autobusin e… skuadrës së tyre të zemrës.

Turma e zemëruar kujtonte se bëhej fjalë për mjetin e Sao Paulo, por jo. Në shënjestrën e tyre përfunduan gabimisht lojtarët dhe stafi teknik i Tigre.


Top Channel

Ngatërresa e pafalshme, tifozët argjentinas hedhin gurë ndaj autobusit të tyre
|