featured

“Na falni për hartën pa Kosovën”/ Letra e kompanisë spanjolle për ministren e Kulturës dhe Turizmit

Forumi ndërkombëtar i turizmit i organizuar për herë të parë në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit është shoqëruar me zhurmë mediatike.

Jo vetëm se këtu në pallatin e kongreseve nga 3-5 prill ishin të pranishëm kompani prestigjioze turistike, por edhe sepse gjatë prezantimit të biznesit spanjoll u shfaq harta ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Përballë kësaj situate, ku Kosova mungonte në hartën e rajonit, edhe pse është shpallur një shtet i pavarur nga Serbia që prej vitit 2008, kompania spanjolle i ka dërguar qeverisë shqiptare një letër ndjese.

“Po e shkruaj këtë letër për t’iu kërkuar falje që gabimisht përfshimë, në një prezantim biznesi, një hartë të vjetëruar të Shqipërisë dhe vendeve fqinje, e cila për fat të keq shkaktoi pakënaqësi në publik. E di, që qeveria juaj e ka kuptuar që kjo nuk ishte asgjë më shumë se sa thjesht një gabim dhe se ekipet tona në asnjë moment nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e askujt, e nuk kemi dashur kurrsesi të pozicionohemi politikisht në këtë çështje. Për ne, turizmi është një mjet për binjakëzimin e qyteteve dhe për krijimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike, kudo që jemi”, thuhet në letrën e kompanisë Melia Hotels International.

Kjo kërkesë falje prej gjigandit spanjoll Melia Group vjen dy ditë pas përfundimit të aktivitetit, ndërkohë më herët i pari që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Twitter.

“Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte. Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, tha Edi Rama.


Top Channel

“Na falni për hartën pa Kosovën”/ Letra e kompanisë spanjolle për ministren e Kulturës dhe Turizmit
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!