1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Microsoft fillon të vendosë reklama në Bing Chat

Microsoft fillon të vendosë reklama në Bing Chat

featured

Përgjatë ditëve të fundit përdoruesit kanë raportuar se po shohin reklama në Bing Chat. Bazuar në disa raportime, roboti bashkëbisedues me GPT-4 ka filluar të vendosë lidhje në përgjigjet që ju jep pyetjeve të përdoruesve.

Reklamat nuk po shfaqen për shumicën e njerëzve ende, por gradualisht pritet të jenë prezentë për më shumë përdorues.

Në një postim në Bing blog, zëvendës presidenti i Microsoft për kërkimin dhe pajisjet Yusuf Mehdi pranoi se kompania po eksploron idenë e vendosjes së reklamave në Bing Chat dhe për këtë ka nisur eksperimentimet.

Ai zbuloi gjithashtu se kompania do të vendosë akoma më tepër reklama në eksperiencën e re të Bing. Deri më sot reklamat që shfaqen për përdoruesit marrin formën e citimeve të lidhjeve që të çojnë tek uebsajte të ndryshme.

Në të ardhmen Microsoft mund të lançojë një eksperiencë ku vendosja e kursorit të mausit mbi një lidhje do të shfaqë më shumë lidhje nga ai uebsajt me shpresën për të gjeneruar më tepër trafik.

Monetizimi i Bing Chat ka qenë diçka e pritur. Sot motori i “ringjallur” i kërkimit numëron 100 milionë përdorues aktivë në ditë dhe roboti bashkëbisedues me inteligjencë artificiale padyshim ka një kontribut të madh. /PCWorld Albanian

Microsoft fillon të vendosë reklama në Bing Chat
|