Microsoft Edge do të ofrojë një opsion për bllokimin e reklamave

featured

Video-t të cilat shfaqeshin në Microsoft Edge pas disa kohësh mund të bllokohen për shkak se kompania po krijon një opsion që nuk do të lejojë shfaqjen e promocioneve të ndryshme. Video-t automatike zakonisht nuk iu pëlqenin përdoruesve dhe nëpërmjet opsionit të ri mund të vendosësh një kufi për reklamën ose t’i bllokosh.

“Ne kemi filluar ta bëjmë funksionin të disponueshëm për disa nga përdoruesit tanë Canary dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë të disponueshëm për më shumë klientë gjatë javëve të ardhshme,” thoshte njoftimi i Microsoft Edge.

Kompania ka testuar edhe një mënyrë të fshehtë e cila bllokon video-t reklamuese. Kjo gjë bëhet e mundur nëpërmjet link-ut “edge://flags/#edge-autoplay-user-setting-block-option” që do të aktvizojë më shpejt opsionin e bllokimit.

Kompania e Microsoft Edge është duke u përgatitur për krijimin e një opsioni që do të informojë përdoruesit dhe do t’iu jape mundësi atyre të investojnë në kriptomonedha.

Opsioni do të mundësojë një integrim më të lehtë në botën e monedhave digjitale dhe do të jetë më e kuptueshme. Ndryshimet janë shumë të rëndësishme dhe do të sjellin një rotacion në përdorim.

/PCWorld Albanian

Microsoft Edge do të ofrojë një opsion për bllokimin e reklamave