Mbaron eksperimenti i Nintendo me Super Mario në iPhone

featured

Të gjithë adhuruesit e lojërave online ishin mjaft kuriozë dhe po prisnin me padurim lojën Super Mario Run 2,por nuk ndodhi ajo që pritej. Kompania Nintendo nuk do të na japë më mundësinë të luajmë këtë lojë në pajisjet celulare deri në një afat të pacaktuar.

Loja Super Mario Run doli në përdorim për herë të pare në shtator të vitit 2016 në telefonat iPhone 6S dhe 6S+. Loja u konfirmua në konferencën e Apple nga CEO i kompanisë, por ka ndodhur një ndryshim kohët e fundit. Nivelet e para janë gjithmonë falas, ndërsa nivelet e tjera janë gjithnjë me pagesë.

Kompania Nintendo është duke u përqendruar më tepër në kategorinë e lojërave Switch dhe hoqi dorë nga Super Mario Run dhe Mario Kart. Fitimet që merrte kjo kompani së bashku me lojërat e tjera si Animal Crossing arrinin mbi 100 milion dollarë dhe ka një numër të madhe punonjësish.

Adhuruesit e kësaj loje legjendare janë pak të zhgënjyer për shkak se ishin përgatitur për të luajtur lojën më të pëlqyer të të gjitha kohërave. Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim vendimi nga kompania, por gjithçka mbetet për tu parë në vazhdim.

/GameWorld Albanian

Mbaron eksperimenti i Nintendo me Super Mario në iPhone