1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Kreu grabitjen e saj të tretë në bankë, arrestohet e moshuara 78-vjeçare nga SHBA

Kreu grabitjen e saj të tretë në bankë, arrestohet e moshuara 78-vjeçare nga SHBA

featured

Një grua e moshuar është arrestuar për grabitjen e një banke, për herë të tretë.

Bonnie Gooch, 78 vjeç, u prangos dhe u akuzua të mërkurën pasdite, pasi dyshohet se grabiti një bankë në Pleasant Hill, Missouri, SHBA.

Policia mori raportime për grabitjen e një banke rreth orës 15:20 minuta. Ata vunë re një makinë që përputhej me përshkrimin e që i dha stafi i bankës, vetëm disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Ata gjetën të moshuarën së bashku me provat se kishe kryer një vjedhje në bankë, një maskë për fytyrën, syze dielli dhe doreza plastike.

Shefi i policisë së Pleasant Hill, Thomas Wright tha për Fox 4: Ishte një situatë e tensionuar, kur pamë një grua të moshuar në makinë. Policia do të vlerësojë nëse pensionistja ka nevojë për ndonjë mbështetje nga shërbimet sociale, ndërsa çështja e saj shkon përpara.

Ditën e enjte 78-vjeçarja Bonnie Gooch u akuzua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Cass për vjedhje ose tentativë për vjedhje në Goppert Bank. Prokurorët e Qarkut Cass vendosën një garanci prej 25,000 dollarë për lirinë e saj.

3 vite më parë u arrestua për një grabitje bankare në Lee’s Summit, por dënimi me burg u pezullua dhe u urdhërua që të kishte mbikëqyrje me kusht deri në nëntor 2021.

Gooch gjithashtu është shpallur fajtore për një grabitje bankare në 1977 në Kaliforni, kur ishte rreth 32-vjeç.


Top Channel

Kreu grabitjen e saj të tretë në bankë, arrestohet e moshuara 78-vjeçare nga SHBA
|