1. Lajme
  2. RAJONI
  3. “KQZ shkeli ligjin e dekriminalizmit”/ Bardhi denoncon regjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj

“KQZ shkeli ligjin e dekriminalizmit”/ Bardhi denoncon regjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj

featured

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin nga KQZ të kandidatit Qerim Ismailaj, në zgjedhjet e 14 majit për Mallakastrën, nën siglën e PS.

Në deklaratën për mediat, Bardhi tha se KQZ ka shkelur  ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duhet ta regjistronte Ismailajn si kandidat për kryetar bashkie, pasi ai është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh. Ankimi i Bardhit do të dorëzohet sot në KAS.

Qerim Ismailaj ishte i dënuar me tre vite burg në Greqi. Edhe pse e mohoi, prokuroria dhe gjykata vërtetuan se denoncimi i PD ishte i vërtetë dhe se ishte një ish- i dënuar me tre vite në Greqi dhe se i ishte fshehur autoriteteve atje. Në muajin shkurt GJKKO e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke e dënuar për falsifikim të formularëve me 6 muaj. Celibashi dhe këshilli i ministrave duhej të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra. Ky urdhër nga kushtetuta e ligji nuk u ndërmor as nga Celibashi as nga Këshilli i Ministrave. Me një akt të paprecedentë, në injorim të thirrjeve të SHBA për kandidatë të pastër e të padënuar dhe jo me precedent, vendosën të rikandidojnë Isamailajn për bashkinë e Mallakastrës. KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin. Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrantë të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, tha Bardhi.


Top Channel

“KQZ shkeli ligjin e dekriminalizmit”/ Bardhi denoncon regjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj
|