Kolumbianët që jetojnë në afërsi të vullkanit, të pasigurtë për thirrjet e evakuimit (fotot)

featured

Banorë ruralë që jetojnë pranë vullkanit Nevado del Ruiz në Kolumbi duhet të zgjedhin tashmë të evakuohen apo të qëndrojnë, mes presionit të qeverisë për një shpërthim të mundshëm.

Shpërthimi i fundit i vullkanit në 1985 vrau 25,000 njerëz dhe konsiderohet një nga katastrofat e mëdha natyrore në Kolumbi e në botë.

Zytarët vendas thanë se rreth 120 rezidentë ruralë kanë nisur evakuimin kësaj jave, pas raportimeve për rritje të aktivitetit sizmik në Nevada del Ruiz.

Guvernatori i rajonit Caldas, Luis Carlos Velasquez, tha për mediat se 40 familje që jetojnë në afërsi të vullkanit do të zhvendosen si masë “parandaluese”.

Ai shtoi se disa banesa që janë afër kraterit nuk mund të arrihen me valë celulare apo radio, prandaj është e vështirë të paralajmërohen në rast emergjence.

Ministria vendase e minierave tha se ka pasur “rritje të aktivitetit sizmik së fundmi,” ndërsa shërbimi gjeologjik i Kolumbisë paralajmëronte për “shpërthim të mundshëm në javët e ardhshme.”

Presidenti Gustavo Petro përmendi çështjen në një koment, duke thënë: “Kemi një alarm portokalli për ndryshime sizmologjie në vullkanin e Ruiz. Bashkitë të përgatisin protokollet përkatëse.”