Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit
  • Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin
  • Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio
  • Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)
  • Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë
  • Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre
  • Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i reagon për 27 stadiumet
  • Baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Iraku dënon sulmet e Turqisë në rajonin kurd

Press Online8 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Presidenti i Irakit, Abdel Latif Rashid, ka dënuar Turqinë për bombardimet në zonën afër aeroportit Sulaimanijah, që gjendet në një rajon autonom kurd.

“Operacionet ushtarake turke kundër rajonit kurd po vazhdojnë dhe sulmet e fundit ishin [të premten, më 7 prill] kundër aeroportit civil Sulaimanijah”, tha Rashid përmes një deklarate.

Rashiq, që vetë është kurd nga Sulaimanijah, tha se veprimet e forcave turke “nuk kanë justifikim ligjor” dhe shërbejnë vetëm “për të terrorizuar civilët nën pretekstin se në Irak ka forca armiqësore”.

Ai iu referua Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që janë prezentë në rajonin Kurdistan të Irakut dhe janë në listën e zezë si organizatë “terroriste” nga Turqia dhe aleatët e saj.

Turqia vazhdimisht ka tentuar që ta largojë këtë grup rebelë nga kjo zonë përmes operacioneve ajrore dhe tokësore.

Të hënën, më 3 prill, Turqia ndaloi fluturimet për dhe nga aeroporti Sulaimanijah deri të paktën 3 korrik, duke fajësuar aktivitetin në rritje nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në dhe përreth aeroportit.

Ministria e Jashtme turke tha se aktivitetet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit paraqesin “kërcënim” për sigurinë ajrore.

Në fillim të marsit, Turqia kreu sulme me dron në veri të Irakut duke vrarë dy luftëtarë jazidi, të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, disa ditë pas sulmeve të ngjashme që vranë tre luftëtarë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka kryer kryengritje në Turqi, që ka marrë jetën e dhjetëra mijëra personave, që nga viti 1984./rel/

Artikulli i mëparshëmSfidat e superiores/ Partizani-Egnatia dhe Tirana-Kukësi
Artikulli tjetër Ekspertët e huaj: Vështirë të provohet fajësia e ish-krerëve të UÇK në Hagë

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)

GLOBI 23 Shtator, 2023

Emigrantët e gomoneve ‘të vendosen në hotele me të paktën 3-yje’, urdhëron ministria e brendshme britanike, teksa ironizohet nga mediat (fotot)

GLOBI 23 Shtator, 2023

Gjermania rikthen kontrollet në kufi: Shumë emigrantë ilegalë

GLOBI 23 Shtator, 2023

Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi

GLOBI 23 Shtator, 2023

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro në “koma të pakthyeshme”

GLOBI 23 Shtator, 2023

Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”

SHOWBIZ

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre

Gati për t’u rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

TË FUNDIT

Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit

23 Shtator, 2023

Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin

23 Shtator, 2023

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

23 Shtator, 2023

Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)

23 Shtator, 2023

Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.