featured

I dërguari i posaçëm amerikan, James Rubin do ta vizitojë Maqedoninë

I dërguari i posaçëm amerikan dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin, do të zhvillojë një vizitë në rajon pas sinjaleve të forta dhe shqetësuese të intesifikimit të luftës hibride të Rusisë dhe dezinformimit.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkaq, në Tiranë të Shqipërisë, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. James Rubin që në të kaluarën ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave./KlanMacedonia

I dërguari i posaçëm amerikan, James Rubin do ta vizitojë Maqedoninë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!