featured

Havertz zbulon sekretin e formës në këtë sezon: Pije të gazuara dhe ëmbëlsira!

Sezoni i Chelseat mund të konsiderohet i dështuar dhe për ta konfirmuar këtë mjafton fakti që “Blutë e Londrës” kanë kaluar aktualisht në “duart” e trajnerit të tretë, Frank Lampard teksa fillimisht sezoni nisi me Thomas Tuchel për të kaluar më pas tek Graham Potter.

Por, nëse ka një notë pozitive në këtë sezon atehërë ai mund të konsiderohet padyshim Kai Havertz. Gjermanit iu besua qendra e sulmit dhe në fakt nuk zhgënjeu dhe vetëm në pesë ndeshjet e fundit, ka shënuar tre gola. Së fundmi, 23-vjeçari zbulon edhe sekretin e formës në këtë sezon duke u shprehur se ai konsumon shumë pije të gazuara si Coca-Cola të cilat edhe pse nuk rekomandohen në profesionin e tij, Havertz i ndikojnë për mirë.

“Nuk ndaloj dot së konsumuari pije energjike apo ëmbëlsira, më japin energji dhe forcë. Fatmirësisht nuk kam pasur dëmtime këtë sezon, dhe për sa kohë nuk ndihem keq atëherë është në rregull. Më parë te Chelsea kishim një kuzhinier, por nuk ndihesha mirë dhe ai më kuptonte sepse e dinte që unë isha një i “çmendur” pas sheqerit.

Edhe pas ndeshjes së fundit, konsumova Coca-Cola dhe ëmbëlsira, i kam të nevojshme. Edhe në pushimin mes pjesëve konsumoj ëmbëlsira sepse në këtë formë trupi im nis të funksionoj sërish dhe më pas ndjehem me energji të plotë”, u shpreh Havertz.


Top Channel

Havertz zbulon sekretin e formës në këtë sezon: Pije të gazuara dhe ëmbëlsira!
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!