featured

Google tha se do të kalojë Bard në një model gjuhësor më të fuqishëm

Njerëzit nuk janë impresionuar aspak me robotin bashkëbisedues AI të Google quajtur Bard që kur debutoi si version eksperimental.

I gjendur përballë ChatGPT të OpenAI dhe Bing Chat të Microsoft, përdoruesit kanë arritur në përfundimin se përgjigjet e Bard nuk janë aq të detajuara sa të rivalëve.

Por kjo mund të ndryshojë së shpejti me CEO-n Sundar Pichai i cili konfirmoi për The New York Times se një version i ri i Bard do të vijë së shpejti duke u zhvendosur nga modeli i bazuar në LaMDA drejt modelit PaLM në ditët në vijim.

Kur u pyet në lidhje me përgjigjet e Bard, Pichai komentoi duke thënë se kishin modele më të afta. Së shpejti do të kalojmë Bard në modelin PaLM duke sjellë më shumë aftësi, arsyetim dhe kodim tha Pichai.

Për të bërë diferencën, Google tha se LaMDA është trajnuar me 137 miliardë parametra ndërsa PaLM nga ana tjetër është trajnuar me 540 miliardë parametra.

Pichai pretendon se nuk duhet të shqetësohemi sesa shpejtë Google zhvillon AI krahasuar me rivalët. Kur Bard debutoi në muajin Shkurt, ai pranoi se mbështetja tek LaMDA i jepte qasje në të dhëna në shkallë të vogël.

Lajmi vjen në një kohë kur 1800 persona përfshirë hulumtues AI dhe liderë të teknologjisë kanë nënshkruar një letër të hapur që kërkon ndërprerjen e zhvillimeve të teknologjisë AI të paktën për gjashtë muaj. /PCWorld Albanian

Google tha se do të kalojë Bard në një model gjuhësor më të fuqishëm
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!