featured

Google mohon akuzat se ka përdorur të dhënat e ChatGPT për të trajnuar Bard

Google Bard nuk ka pasur debutimin e pritur dhe The Information raportoi se kompania po përpiqet të ndryshojë fatin e tij duke detyruar divizionin DeepMind të ndihmojë ekipin Google Brain të fitojë mbi OpenAI përmes iniciativës Gemini.

The Information gjithashtu raportoi se Google kishte shkuar deri në atë pikë sa të trajnonte Bard duke përdorur të dhënat e ChatGPT të OpenAI marrë nga një uebsajt quajtur ShareGPT.

Por Google reagoi duke mohuar haptazi: “Bard nuk është trajnuar me asnjë të dhënë të ShareGPT apo ChatGPT,” tha Chris Pappas.

Sipas The Information, një inxhinier i Google quajtur Jacob Devlin la Google menjëherë për tju bashkuar rivalit OpenAI pasi u përpoq të paralajmëronte Google të mos përdorë të dhënat e ChatGPT sepse do të rezultonte në shkeljen e termave të OpenAI.

Gjithashtu sipas tij përgjigjet do të ishin shumë të ngjashme me ChatGPT. Një burim i tha publikimit se Google kishte ndërprerë përdorimin e të dhënave pas paralajmërimeve të tij.

/PCWorld Albanian

Google mohon akuzat se ka përdorur të dhënat e ChatGPT për të trajnuar Bard

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!