featured

Futbollisti: Derbi arab ndaj CR7 s’e tundon, Messi të shkojë te kjo skuadër

Të gjithë pyesin se ku do të luajë Leo Messi sezonin e ardhshëm.

“Pleshti” mund të rinovojë me PSG-në ose mund të rikthehet te Barcelona.

Por, pista konkrete mbeten edhe Arabia Saudite dhe MLS e SHBA. Ish-mesfushori brazilian, Juninho foli për RMC Sport rreth të ardhmes së shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Messi ka arritur gjithçka, ai u bë edhe kampion bote. Por koha kalon për të gjithë. Unë mendoj se gjëja më e mirë për të është të kthehet te Barcelona”, tha ai.

Të kthehesh dhe të kërkosh të njëjtën kontratë mund të mos u pëlqejë tifozëve. Nëse Leo kthehet me një zemër të sinqertë dhe kushte të kontratës që i përshtaten Barcelonës aktuale, atëherë po. 

Sigurisht që kthimi në Barcelonë është më mirë sesa të luash një derbi me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. 

Të gjithë në Barcelonë e respektojnë Leon. Askush nuk do ta bëjë më kurrë atë që ka arritur ai me klubin katalanas“, u shpreh Juninho, një ndër më të mirët në histori në goditjet e dënimit./ SuperSport


Top Channel

Futbollisti: Derbi arab ndaj CR7 s’e tundon, Messi të shkojë te kjo skuadër
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!