Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO
  • Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë
  • Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin
  • Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO
  • Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro
  • ​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI
  • Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet
  • Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Fruti që Ndihmon në Uljen e Inflamacionit dhe Rrezikun e Osteoporozës

Press Online8 Prill, 2023 SHËNDETËSI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Hulumtimi në të cilin AgroWeb.org bazohet, tregoi se ngrënia e kumbullave të thata mund të ndihmojë gratë pas menopauzës të shmangin disa faktorë inflamatorë që lidhen me zhvillimin e osteoporozës.

Osteoporoza është një sëmundje që dobëson kockat, duke i bërë ato më të prirura ndaj frakturave.

Çdokush mund të zhvillojë osteoporozë, por gratë janë më të prirura për shkak të humbjes së estrogjenit gjatë menopauzës. Estrogjeni ndihmon në parandalimin e humbjes së densitetit të kockave.

Sipas ekspertëve, ulja e nivelit të estrogjenit mund të shkaktojë rritje të inflamacionit, i cili kontribuon në humbjen e kockave pas menopauzës.

Hulumtimi tregon se disa përbërës tek kumbullat e thata mund të parandalojnë këtë përgjigje inflamatore.

Si kumbullat e thata ndihmojnë në luftimin e inflamacionit

Ekstraktet e polifenolit që gjenden tek kumbullat e thata mund të veprojnë si antioksidantë.

Ato mund të reduktojnë inflamacionin në një lloj të veçantë qelize kockore të quajtur osteoklast.

Osteoklastet luajnë një rol jetik në mirëmbajtjen, riparimin dhe rimodelimin e kockave.

Pjesëmarrësit e studimit ishin gra me një densitetet të ulët kockor, një shenjë e osteoporozës.

Pas një periudhe ku ato konsumuan sasi të ndryshme kumbullash të thata, autorët zbuluan se kjo ndikoi në reduktimin e inflamacionit.

Gjetjet sugjerojnë se konsumi i 6 deri në 12 kumbulla të thata në ditë, mund të zvogëlojë inflamacionin.

Ekspertët thonë se njerëzit mund t’i vënë në punë gjetjet e këtij studimi që tani. Kështu mund të parandaloni osteoporozën.

Kumbullat e thata janë të larta në vitaminë K dhe minerale si bakri dhe magnezi, të cilat forcojnë kockat.

Ato janë gjithashtu të pasura me polifenole dhe proantocianidina, antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit.

Ushqime të tjera që mund t’ju vijnë në ndihmë

Fiqtë, patatet e ëmbla, qumështi, arrorët, lakra jeshile, brokoli, lakrat e brukselit dhe fasulet janë të pasura me magnez dhe kalcium.

Gjithashtu peshqit e konservuar që kanë kocka, janë burime të mira të kalciumit.

Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme, por pak më e vështirë për t’u përfshirë në regjimin tuaj ushqimor.

Peshqit si salmoni dhe toni, suplementet dhe sigurisht rrezet e diellit janë burimet më të mira të saj.

Aktivitetet si ecja, vrapi ose tenisi detyrojnë trupin tuaj të punojë kundër gravitetit. Kjo bën që kockat të bëhen edhe më të forta.

Dhe së fundmi, me rëndësi është edhe monitorimi i shëndetit të kockave pas menopauzës./AgroWeb.org

Artikulli i mëparshëm“Fushatë me kosto të ulët”/ Veliaj: Paratë që jep KQZ do t’ia kthejmë komunitetit me investime
Artikulli tjetër Perplexity është një aplikacion ChatGPT për Windows

Lajme të ngjashme

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Veshtulla, bima medicinale qetësuese – Top Channel

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me depresionin tek gratë, zbulon studimi

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Si të humbisni kilogramët e tepërt duke ngrënë mëngjes

SHOWBIZ

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

TË FUNDIT

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

23 Shtator, 2023

Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin

23 Shtator, 2023

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

23 Shtator, 2023

Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.