featured

“Do luaj çdo ditë deri në fitore”, pensionisti interpreton në rrugë himnin e Ukrainës!

Valentyn Dudkin del çdo ditë në mëngjes në rrugë me trombonin e tij.

Pensionisti ukrainas interpreton himnin, ndërsa në krah I qëndron e shoqja që valëvit flamurin kombëtar. Valetini dhe Valentyna jetonin në Donjeck në 2014-tën, por më pas u zhvendosën në Kiev.

 “Kisha mbi 30 vjet që nuk i bija më trombonit. Fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë më nxiti ta marr instrumentin sërish”, u shpreh Valentyn Dudkin

Valentinit, shpesh i bashkohen edhe fqinjët për këtë koncert mëngjesor. 83-vjeçari dhe e shoqja nuk pyesin në ka diell apo bie shi. Në orën 9 e 1 minuta të mëngjesit, ai nis të interpretojë himnin me trombonin e vet, pasi ka mbajtur më parë një minutë heshtje për jetët e humbura. Përveç himnit, repertori i tij përfshin zakonisht edhe “Chervona Kalyna-n”, një këngë popullore jashtëzakonisht e pëlqyer, e cila është kthyer në himnin jozyrtar të rezintencës kundër pushtimit rus.

Dudkin shprehet se do ta vazhdojë këtë rutinë deri në fitoren e Ukrainës, ndërsa banorët e zonës jo vetëm nuk shqetësohen prej tij por përkundrazi e falenderojnë. “Ti na gëzon, ti na kthen në jetë”, i thonë shpesh ata.

Luftimet mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut nisën në 2014-tën, por ato u intensifikuan pasi Vladimir Putini urdhëroi mësymjen e plotë të vendit fqinj shkurtin e vitit 2022.


Top Channel

“Do luaj çdo ditë deri në fitore”, pensionisti interpreton në rrugë himnin e Ukrainës!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!