Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!
  • ​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
  • Parashikimi i motit për fundjavë
  • Dita pa makina
  • Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim
  • Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Çdo Dhimbje Koke Sinjalizon Një Problem Shëndetësor – Çfarë Duhet të Dini

Press Online8 Prill, 2023 SHËNDETËSI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit.

Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.

Dy Llojet E Dhimbjeve Të Kokës

Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimvjeve të kokës.

Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë, ose ato si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës.

Ndonjëherë, këto dhimbje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve.

Studentët për shembull përballen shpesh me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena Është Një Dhimbje E Ndryshme

Dhimbjet e migrenës ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës.

Njerëzit që vuajnë nga migrena shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.

Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.

Si Të Dalloni Nëse Vuani Nga Migrena

Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumëta dhe zakonisht përfshijnë:

  • Turbullim të shikimit,
  • Vështirësi në artikulim,
  • Aromë të paqenë portokallesh,
  • Konfuzion,
  • Të përziera,
  • Mungesë oreksi,
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:

Ushqime të caktuara,

Aroma të forta,

Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,

Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,

Niveli i ulët i sheqerit në gjak,

Ndryshimet e papritura të motit,

Dritat e forta,

Ndryshimet hormonale.

Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë./AgroWeb.org

Artikulli i mëparshëmAMD Ryzen 7 7800X3D është deri në 31 përqind më i shpejtë në gaming sesa Core i9-13900K
Artikulli tjetër Ngatërresa e pafalshme, tifozët argjentinas hedhin gurë ndaj autobusit të tyre

Lajme të ngjashme

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Veshtulla, bima medicinale qetësuese – Top Channel

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me depresionin tek gratë, zbulon studimi

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Si të humbisni kilogramët e tepërt duke ngrënë mëngjes

SHOWBIZ

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim

TË FUNDIT

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

23 Shtator, 2023

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

23 Shtator, 2023

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit

23 Shtator, 2023

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për fundjavë

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.