Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit
  • Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin
  • Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio
  • Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)
  • Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë
  • Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre
  • Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i reagon për 27 stadiumet
  • Baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Arrestohet një serb në Jarinjë, sulmoi një zyrtar të Policisë së Kosovës

Press Online8 Prill, 2023 RAJON
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Një shtetas i Serbisë ka sulmuar një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ku thuhet se incidenti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, të premten, rreth orës 16:30.

Siç thuhet në komunikatë, i dyshuari me inicialet N.T., shtetas i Serbisë, ka tentuar të hyj në Kosovë “pa dokumentacionin e nevojshëm”.

Atij i është refuzuar hyrja nga autoritetet policore dhe më pas “ai ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në pikën e kalimit kufitar” në Jarinjë.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin ka reaguar Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi i përfshirë në incident është “Nikolla Todoroviq, mjek i punësuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut”.

Siç thuhet në komunikatën e kësaj zyre, Todoroviq “është ndaluar sot në vendkalimin Jarinjë, teksa ishte duke vozitur fëmijët e mitur drejt komunës së Skenderajt”, për një festë fetare ortodokse.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit për fëmijët, i kanë nxjerrë fëmijët nga vetura dhe para tyre e kanë ngacmuar Todoroviqin, dhe kur ai i ka kundërshtuar ata e kanë marrë në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Kjo zyrë ka bërë të ditur se tashmë ka angazhuar një avokat për të arrestuarin dhe e ka cilësuar incidentin si “një rast tjetër i torturës nga Policia e Kosovës, e cila çdo ditë kërkon justifikime për të ngacmuar dhe ndaluar serbët”. /REL


Top Channel

Artikulli i mëparshëmProduktet Natyrale Kundër Lodhjes Mendore dhe Fizike
Artikulli tjetër Papa Françesku, nuk merr pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë

Lajme të ngjashme

RAJON 23 Shtator, 2023

Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin

RAJON 23 Shtator, 2023

Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

RAJON 23 Shtator, 2023

Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i reagon për 27 stadiumet

RAJON 23 Shtator, 2023

Baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll

RAJON 23 Shtator, 2023

Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport

RAJON 23 Shtator, 2023

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”

SHOWBIZ

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre

Gati për t’u rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

TË FUNDIT

Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit

23 Shtator, 2023

Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin

23 Shtator, 2023

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

23 Shtator, 2023

Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)

23 Shtator, 2023

Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.