Me datë 07.04.2023, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazar, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e E.N. personit (20) nga Shkupi.
Ai dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje e rëndë” në automjete dhe gjatë kontrollit janë gjetur disa sende të cilat dyshohet se janë nga vepra penale.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar intervistë zyrtare dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës. Ai është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij.