featured

Anulohet konferenca madhore e industrisë gaming E3

Microsoft, Nintendo, Ubisoft dhe lojtarë të tjerë madhor të industrisë gaming kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në E3 2023. Tashmë vetë organizatorët e evenimentin kanë thënë se këtë vit nuk do të mbahet fare.

Sipas IGN, Entertainment Software Association ka filluar të njoftojë anëtarët se shfaqja edhe pse mbetet ndër më të dashurat, planet për E3 2023 nuk kanë gjeneruar interes të mjaftueshëm për organizimin e saj.

“Është një vendim i vështirë për shkak të gjitha përpjekjeve të bëra nga partnerët tanë për organizimin e këtij evenimenti por ne duhej të bënimit atë që ishte më e mira për industrinë dhe E3,” shkruante kompania.

Presidenti i ESA dhe CEO Stanley Pierre-Louis elaboroi më tutje duke thënë se pandemia e Covid-19 ka ndryshuar axhendat e zhvillimit të shumë lojërave për disa kompani në industri.

Nëse do të shohim një tjetër E3 në të ardhmen, ai tha se ishte herët të fliste për këtë. Evenimenti ishte supozuar të mbahej më 13-16 Qershor në Log Angeles do të ishte i pari me prezencë fizike që prej 2019-ës. /PCWorld Albanian

Anulohet konferenca madhore e industrisë gaming E3

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!