1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. AMD Ryzen 7 7800X3D është deri në 31 përqind më i shpejtë në gaming sesa Core i9-13900K

AMD Ryzen 7 7800X3D është deri në 31 përqind më i shpejtë në gaming sesa Core i9-13900K

featured

AMD ka më shumë testime performance për të ndarë për procesorin e ardhshëm Ryzen 7 7800X3D që debuton kësaj jave.

Ky procesor vjen për të pasuar Ryzen 7 5800X3D i cili ka qenë një prej çipeve më të shitura që kur debutoi vitin e kaluar. Është një procesor ideal për adhuruesit e video lojërave me 8 bërthama dhe 16 threads dhe një sasi cache prej 104MB ku 32MB i përkasin CCD(Core Complex Die), 64MB janë V-Cache aplikuar mbi CCD dhe 8MB janë L2 Cache.

Kujtojmë se AMD përdor dizajnin Chiplet për prodhimin e procesorëve ku ndan numrin e bërthamave nëpër disa pllaka silikoni të cilat quhen CCD. Me Ryzen 3000 AMD mund të vendoste deri në 4 bërthama për CCD ndërsa nga Ryzen 5000 me përmirësimin e arkitekturës ka aplikuar 8 bërthama për CCD.

Në rastin e Ryzen 7 7800X3D, 8 bërthamat janë në një CCD dhe mbi të aplikohet 3D V-Cache. Pikërisht për këtë arsye dhe mungesës së konfliktit me një CCD të dytë, ky proces pritet të jetë me performancën më stabile. Në fund të muajit Mars AMD lançoi dy procesorët e parë 3D V-Cache, konkretisht Ryzen 9 7900X3D dhe Ryzen 9 7950X3D.

Duke qenë se kanë 12 dhe 16 bërthama konkretisht nevojitet ndarja e bërthamave në konfigurimin 8+4 për 7900X3D dhe 8+8 për 7950X3D në dy CCD.

Pikërisht këtu lindën telashet për AMD sepse memoria 3D V-Cache mund të aplikohej vetëm në një prej CCD-ve. Për Ryzen 9 7950X3D nevojitet optimizimi i CCD-së me 3D V-Cache duke ulur frekuencën në 4.9Ghz për të shmangur mbinxehjen për shkak të izolimit nga V-Cache ndërsa CCD-ja e dytë u la e lirë në frekuencën 5.7Ghz që ka varianti jo-3D Ryzen 9 7950X.

Duke u rikthyer tek Ryzen 7 7800X3D, AMD e krahasoi performancën në video lojëra me Ryzen 7 5800X3D dhe Core i9-13900K.

Diferencat më të mëdha gjenden në tituj si Horizon Zero Dawn dhe Total War ku 7800X3D ofron 31 përqind dhe 20 përqind performancë më të lartë.

Procesori do të shitet për 449 dollarë dhe pritshmëritë janë të larta për të. /PCWorld Albanian

AMD Ryzen 7 7800X3D është deri në 31 përqind më i shpejtë në gaming sesa Core i9-13900K
|