1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Activision i shpall luftë hileqarëve në Call of Duty

Activision i shpall luftë hileqarëve në Call of Duty

featured

Activision ka nisur një luftë ndaj harduerëve të palëve të treta të cilat përdoren për të mashtruar në Call of Duty: Warzone dhe Call of Duty: Modern Warfare II.

Pajisje si XIM, Cronus Zen dhe ReaSnow S1 janë përdorur gjerësisht në Call of Duty për të lejuar mauset dhe tastiera të përfitojnë nga asistimi me shënjestrën dhe uljen e dridhjeve dhe përfitime të tjera të lëvizjes.

Activision tashmë ka përditësuar sistemin kundër mashtrimeve Richochet për të identifikuar dhe eventualisht për të dëbuar lojtarët të cilët përdorin harduerë të tillë.

“Pajisje të tilla i japin një lojtari një avantazh të pandershëm në lojë duke reduktuar ose eliminuar plotësisht dridhjet e shënjestrës,” shpjegoi ekipi i Richochet.

Fillimisht sistemi kundër mashtrimit do të shfaqë një paralajmërim nëse identifikon përdorimin e këtij hardueri. Lëvizja e Activision vjen pak javë pasi Ubisoft njoftoi se do të dëbonte lojtarët të cilët mashtrojnë me Rainbow Six Siege duke përdorur XIM apo pajisje të ngjashme për manipulimin e kontrollorëve.

Epic Games po bën të njëjtën gjë me lojtarët të cilët përdorin Cronus Zen dhe Cronus Max. Destiny 2 dhe Overwatch gjithashtu po vuajnë me hileqarët që përdorin pajisje të tilla. /GameWorld Albanian

Activision i shpall luftë hileqarëve në Call of Duty
|