Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Nuk është Luana! Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike
  • Feran Torres i dhuron tri pikë të mëdha Barcelonës si mysafir i Portos
  • Festivali letrar i të rinjve/ “Tirana Gate” nis me moton “Përballë”
  • Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit
  • Man. City nuk lejon befasi – triumfon në Gjermani kundër Leipzig
  • Luksi, luks! Në këto shtëpi, jetojnë 5 njerëzit më të pasur në botë
  • Syla: Kosova i ka mbetë në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin
  • Trepça me fitore të rëndësishme në kualifikimet për FIBA Europe Cup
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

A Janë të Sigurta për Diabetikët Pijet me Kafeinë?

Press Online8 Prill, 2023 SHËNDETËSI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet.

Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet e tjera të rafinuara, të cilat rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna tek pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për diabetiket.

A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

Studimet kanë treguar se kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studime të tjera thonë se disa aspekte të kafeinës mund të jenë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind.

Sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil në veçanti mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, sepse është i pasur me antioksidantë.

Për më tepër, ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet Më Të Mira dhe Më Të Këqija Për Diabetikët

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë më të tmerrshmet. Një kanaçe e thjeshtë përmban minimalisht 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në një tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit dhe jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e Duhur e Kafeinës Për Diabetikët dhe Jo Vetëm

Kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon vetëm njerëzve që të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas.

Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Është e sigurt që nëse ju pëlqen kafeja, niveli i kolesterolit është i lartë./AgroWeb.org

Artikulli i mëparshëmGoogle vendos limit për numrin e skedarëve që mund të keni në Drive
Artikulli tjetër Kina nis “pushtimin” e Tajvanit: Ushtria fillon rrethimin stërvitor të ishullit!

Lajme të ngjashme

SHËNDETËSI 4 Tetor, 2023

Ju zgjasin virozat më shumë se dy javë? Mjekja habit me shpjegimin në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”

SHËNDETËSI 4 Tetor, 2023

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos hani kurrë këto katër ushqime, nuk ia vlen të rrezikoni

SHËNDETËSI 3 Tetor, 2023

Njihuni me Bedri Ramadanin, kardiokirurgun shqiptar në Gjermani që ka shpëtuar 6000 jetë dhe ka bërë 300 transplante të zemrës

SHËNDETËSI 3 Tetor, 2023

Në luftë kundër kancerit të gjirit! Muaji tetor i kushtohet sensibilizimit të grave për të kryer kontrolle

SHËNDETËSI 3 Tetor, 2023

10 pije të bëra në shtëpi për të ulur nivelet e kolesterolit të keq në mënyrë natyrale

SHËNDETËSI 3 Tetor, 2023

Ja çfarë duhet të konsumojnë fëmijët tuaj, sipas ekspertëve të Harvardit

SHOWBIZ

Nuk është Luana! Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

Luksi, luks! Në këto shtëpi, jetojnë 5 njerëzit më të pasur në botë

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

TË FUNDIT

Nuk është Luana! Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

5 Tetor, 2023

Feran Torres i dhuron tri pikë të mëdha Barcelonës si mysafir i Portos

5 Tetor, 2023

Festivali letrar i të rinjve/ “Tirana Gate” nis me moton “Përballë”

5 Tetor, 2023

Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit

5 Tetor, 2023

Man. City nuk lejon befasi – triumfon në Gjermani kundër Leipzig

5 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.