featured

Xhamia e Çairit reagon për rastin me përleshjen me armë

Ndaj rastit, ku tre të rinjë janë përleshur me armë, për të cilën ngjarje disa media shkruajtën se ka ndodhur në afërsi të një xhamie në Çair, ka reaguar edhe Xhamia e Çairit.

Thonë se ky rast nuk ka të bëjë me ata.

“Sqarim në lidhje me rastin që ka ndodhur në afërsi të Bit Pazarit. Rasti nuk ka lidhje me xhaminë e re Çair”, shkruan në reagim, përcjell TV21.

Ndërkaq nga MPB-ja për TV21 bënë të ditur se rasti ka ndodhur në afërsi të Poliklinikës së Bit Pazarit.

Ndërkaq jozyrtarisht mësohet se përleshja me armë ka ardhur pas një kacafytje, që ka ndodhur në një furrë për shkak të mosrespektimit të radhës për të blerë bukë.

Xhamia e Çairit reagon për rastin me përleshjen me armë
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!