featured

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e kushërirës/ Gjykata Supreme e liron nga qelia, vëllai i viktimës: Nuk janë vlerësuar faktet

Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitajt, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ka sjellë reagimin e vëllait të së ndjerës, i cili tha se vendimi ishte i padrejtë.

Shkëlqim Pajazitaj u shpreh se janë duke pritur vendimin kur ta marrin nga gjykata dhe rastin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne e kemi kuptuar vendimin prej mediave. As nuk kemi vendim nga gjykata, asgjë. Ishte një vendim shumë i papritur. Nuk e di se si gjykata nuk i ka vlerësuar të gjitha ato fakte. Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Edhe pse shpresat janë shumë të vogla të ndodhë diçka në favorin tonë. Për mendimin tim, të gjitha gjykatat këtu janë një akt zinxhir në sistemin e drejtësisë. Po zhgënjehem pasi ka pasur fakte të kamerave dhe dëshmia e vajzës së tij kur ka dalë kundër tij. Për ato kamera që janë marrë aty në një shtëpi në fshat”, tha Shkëlqimi.

Gjykata Supreme liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Supremja hodhi poshtë për mungesë provash vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt disa muaj pasi kjo e fundit e dënoi për vrasjen e kushërirës së tij.

Naser Pajazitaj ishte i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në Bjeshkët e Strellçit në Deçan në vitin 2015. Sipas aktakuzës së ngritur më 2017 Naser Pajazitaj me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e të ndjerës, e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo, më 2018 Gjykata e Pejës e liroi nga akuza, vendim të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e ktheu rastin në rigjykim. Pas kësaj në 2019-ën Gjykata e Pejës e dënoi Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm, Apeli e uli dënimin e tij në 35 vjet, por të dy këto vendime i hodhi poshtë Supremja duke e kthyer rastin përsëri në rigjykim e duke ia kaluar lëndën Gjykatës Themelore të Ferizajt që më 2022 dënoi me burgim të përjetshëm përsëri Naser Pajazitajn.


Top Channel

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e kushërirës/ Gjykata Supreme e liron nga qelia, vëllai i viktimës: Nuk janë vlerësuar faktet
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!