Shërbimet e Apple janë të integruara ngushtë me sistemet operative të kompanisë si iOS dhe macOS. Por pavarësisht ardhjes së softuerëve të rinj, Apple gjithashtu mban disa shërbime funksionale softuerët e vjetër.
Së shpejti mund të ndryshojë ndërsa kompania mund të mbyllë disa prej shërbimeve për softuerët e vjetër.
Sipas 9to5Mac, virtualisht të gjitha shërbimet online të Apple me përjashtim të iCloud do të ndalojnë së funksionuari me iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11.
Përdoruesit të cilët kanë softuerët e vjetër do të njoftohen për ndryshimin e ardhshëm dhe tu kërkohet të përditësojnë pajisjet nëse diçka e tillë është e mundur.
Deri në këtë moment nëse keni një iPhone 3GS ende mund të përdorni disa shërbime si iMessages. Përdoruesit e iPhone 4 mund të bëjnë ende thirrje FaceTime. Sigurisht funksionalitetet e fundit të këtyre aplikacioneve nuk janë të disponueshme por nuk e kanë humbur asnjëherë atë çfarë kanë marrë deri në atë moment.
E gjitha kjo mund të ndryshojë së shpejti.
Arsyet e këtij vendimi janë të paqarta. Sipas Apple vetëm 8 përqind e pajisjeve iOS kanë iOS 15 ose më të vjetër.
/PCWorld Albanian