1. Lajme
  2. SPORT
  3. Ndërron jetë nëna e yllit të Atletico Madridit

Ndërron jetë nëna e yllit të Atletico Madridit

featured

Nëna e yllit të Atletico Madridit, Angel Correa ka ndërruar jetë.

Marcela Martinez, e ëma e Correas, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-klubi i Correas, San Lorenzo, i cili i shprehu ngushëllime yllit argjentinas.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të Marcela Martinez, nëna e të dashurit tonë Angel Correa. Ne jemi me Angeliton dhe të gjithë familjen e tij në këtë moment dhimbje. Gjithmonë me ty kampion! Shumë fuqi!”, postoi klubi në “Twitter”.


Top Channel

Ndërron jetë nëna e yllit të Atletico Madridit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.