Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc
  • Vendos Torres, Barcelona fiton pikë me vlerë ndaj Portës
  • Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?
  • Hysaj me ekip marrin fitore në “ferrin” skocez
  • Gërvalla: Radojçiqi duhet t’i dorëzohet Kosovës
  • I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë
  • Borussia Dortmund dhe Milan ndahen në paqe
  • Brenda bazave të terroristëve, çfarë fshihet në banesat e Banjskës
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Haxhiu dhe Tahiri përplasen në Kuvend për reformat në drejtësi

Press Online7 Prill, 2023 RAJON
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për reformat në drejtësi.

Gjatë seancës së Kuvendit, ku po debatohet për punën 2-vjeçare të qeverisë Kurti, Haxhiu tha me vendosmëri se do të përmbyllë reformat në drejtësi, përfshirë këtu edhe finalizimin e vetingut, brenda mandatit të saj.

Pavarësisht se Ligjin për Këshillin Prokurorial e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, ajo tha se pa humbur kohë do t’i procedojnë ndryshimet për ligjin e ri.

 “Pa humbur kohë do t’i procedojmë ndryshimet në Këshillin Prokurorial të Kosovës sepse jemi të bindur e reforma në KPK është e domosdoshme, njësoj siç ka thënë edhe Komisioni i Venecias”, tha Haxhiu.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzoi ministren Haxhiu se nuk është e aftë për të drejtuar proceset e reformave në drejtësi.

 “Me fol për drejtësi me juve është problem, pasi e ke dëshmuar shumë herë që nuk di. Me ty mundemi me fol për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun atënd, për punësime dhe higjienën që na prezanton në Ministri të Drejtësisë, por për drejtësisë nuk mundemi me fol”, theksoi ai.

Sipas ministres Haxhiu, për reformat në drejtësi nuk ka të drejtë të flasë deputeti i PDK-së.

 “Për atë revolen dhe plumbat që nuk dëgjohen, për kaq mbahesh mend Abelard Tahiri. Kështu që ti me mua në kuptim të reformave nuk mundesh me u shty kurrë”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Haxhiu foli edhe për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Supreme, ku e liroi nga akuzat Naser Pajazitajn, i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, pavarësisht se ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë dhe nga Apeli më 35 vite burgim.

“Personi i dënuar nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm dhe nga shkalla e dytë me 35 vite dënim, është liruar nga akuza nga Gjykata Supreme. Sigurisht të tjerët do të thoni se nuk keni të drejtë të komentoni vendimet e Gjykatës Supreme, por ja që po i komentoj pasi për mua është e papranueshme që një personi që dënohet me burgim të përjetshëm lehtësisht të lirohet nga akuza. Prandaj reforma që kemi nisur si ministri janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ajo./KosovaPress


Top Channel

Artikulli i mëparshëmNdërron jetë nëna e yllit të Atletico Madridit
Artikulli tjetër Pavarësisht premtimeve, bota po ndërton ende industri qymyri

Lajme të ngjashme

RAJON 4 Tetor, 2023

Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc

RAJON 4 Tetor, 2023

Gërvalla: Radojçiqi duhet t’i dorëzohet Kosovës

RAJON 4 Tetor, 2023

Brenda bazave të terroristëve, çfarë fshihet në banesat e Banjskës

RAJON 4 Tetor, 2023

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

RAJON 4 Tetor, 2023

Moti për nesër, priten vranësira dhe rrëbeshe të izoluara shiu

RAJON 4 Tetor, 2023

Polici e fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane, ia dedikon heroit Afrim Bunjaku

SHOWBIZ

Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?

I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

Trazira në Për’puthen! Nxori video për të diskredituar Aurelin, Saide pezullohet nga produksioni

TË FUNDIT

Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc

4 Tetor, 2023

Vendos Torres, Barcelona fiton pikë me vlerë ndaj Portës

4 Tetor, 2023

Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?

4 Tetor, 2023

Hysaj me ekip marrin fitore në “ferrin” skocez

4 Tetor, 2023

Gërvalla: Radojçiqi duhet t’i dorëzohet Kosovës

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.