Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit
  • Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin
  • Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio
  • Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)
  • Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë
  • Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre
  • Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i reagon për 27 stadiumet
  • Baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Frutat dhe perimet do të shtrenjtohen sërish/ Tregtarët u ankuan për rritje të harxhimeve të importit

Press Online7 Prill, 2023 MAQEDONI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Edhe pse s’ka pak ditë që qeveria mori vendim për ngrirje të çmimeve të frutave dhe perimeve, kjo nuk zgjati shumë, pasi tregtarët u ankuan për rritje të harxhimeve të importit nga jashtë, andaj këto çmimet do të rriten sërish. Ministri i Ekonomisë siguron se nëse ndërkohë ka ulje të harxhimeve në doganë, do të rikthehen çmimet e përcaktuara.

“U dakorduam që deri javën e ardhshme në fuqi të jenë çmimet të cilat për momentin janë të përcaktuara me vendim të qeverisë sa i përket ngrirjes së tyre. Bëhet fjalë për 11 produkte të cilat janë të vendosura në vendim. Do të ketë një korrigjim shumë të vogël të martën në seancë të qeverisë duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Doganave për shkak se nga 28 marsi deri më ditën e sotshme ka një rritje të çmimeve të cilat deklarohen nga ana e importuesit në doganë”- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Për këtë gjatë ditës së djeshme njoftoi edhe Qeveria, nga ku thanë se vendimi do të vlejë ashtu si vendimi paraprak, deri më 30 prill.

“Është konstatuar se një vendim i tillë është i nevojshëm, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, pas mbledhjes koordinuese të institucioneve kompetente lidhur me çështjen në fjalë. Ky vendim, që vjen pas vendimit për ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të pemëve dhe perimeve, parashikohet të jetë i vlefshëm deri në fund të muajit prill.”- thanë nga Qeveria.

Tregtarët me pakicë nuk janë fare të kënaqur me këtë vendim të qeverisë. Ata ankohen se në tregun me shumicë i blejnë më shtrenjtë, ndërsa detyrohen t’i shesin më lirë. Nga ana tjetër qytetarët e mirëpresin këtë vendim edhe pse do të dëshironin që çmimet të jenë edhe më të lira. Nga Inspektorati i Tregut janë kryer mijëra kontrolle prej ku kanë shqiptuar gjoba në vlerë totale 2.5 milionë denarë.

Artikulli i mëparshëmMelania nuk merr pjesë në betejat ligjore të Donald Trump, a është ajo kundër ish-presidentit?
Artikulli tjetër Zëdhënësi i përjetshëm i luftës

Lajme të ngjashme

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Pendarovski: 21 rusët e dëbuar nga Maqedonia e Veriut janë marrë me spiunazh

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Osmani-Fidan: Shkëmbimi tregtar me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Pendarovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Gruevski nuk kthehet në Maqedoni

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet

SHOWBIZ

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre

Gati për t’u rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

TË FUNDIT

Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit

23 Shtator, 2023

Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin

23 Shtator, 2023

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

23 Shtator, 2023

Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)

23 Shtator, 2023

Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.