1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Çipet i shkaktojnë Samsung humbje të mëdha fitimesh

Çipet i shkaktojnë Samsung humbje të mëdha fitimesh

featured

Samsung Electronics po kalon një tre mujor të parë të 2023 të vështirë sipas përllogaritjeve të kompanisë. Fitimi ka rënë me 96 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, akoma më keq sesa rënia e një tre mujori më parë.

As shitjet e Galaxy S23 nuk kanë mjaftuar për të përballuar koston e rënies së shitjeve globale të çipeve.

Kërkesa për gjysmëpërçues ka rënë ndjeshëm që kur arriti pikun gjatë pandemisë së Covid-19. Tashmë me ekonominë globale të ngadalësuar, konsumatorët po mendohen dy herë përpara se të blejnë pajisjen e radhës elektronike duke shkaktuar teprica të mëdha në inventarët e kompanive siç është rasti i Samsung.

Çmimet pritet të bien duke bërë që të ketë më shumë furnizim sesa kërkesë duke dëmtuar rëndë fitimet. Fitimi operativ i kompanisë është llogaritur në 456 milionë dollarë, më e ulëta në 14 vitet e fundit sipas Financial Times.

Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kompania pati fitime prej 107 miliardë dollarë. Samsung tha se ka reduktuar prodhimin e çipeve në një nivel që të adresojë mbifurnizimin.

Një sinjal pozitiv i tre mujorit të parë të 2023 janë seritë Galaxy S23 të cilat u shitën në 11 milionë njësi ose 50 përqind më shumë sesa modeli paraardhës. /PCWorld Albanian

Çipet i shkaktojnë Samsung humbje të mëdha fitimesh
|