Bombardimet e NATO-s dhe paqja artificiale

featured

Shkruan: Milazim Krasniqi

Sonte po mbushen njëzet e katër vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve ushtarake jugosllave. Aksioni ushtarak i NATO- s, kishte për synim ndalimin e katastrofës humanitare dhe spatrimin etnik, të cilin e zbatonte qeveria e Beogradit, e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Aksioni ushtarak i NATO-s u koncentrua në goditjen e infrastrukturës së armatës jugosllave, të linjave të komunikimit e të furnizimit të ushtrisë.

Aksioni ushtarak i NATO-s, nuk kishte për qëllim shkatërrimin e plotë të armatës jugosllave e as ndryshimin e regjimit në Beograd, siç ka deklaruar në një rast Xhejmi Shia. Bile, në ditët e para, aksioni ushtarak i NATO-s ishte i intensitetit të ulët. Si duket pritshmëria e strategëve të NATO-s ishte që regjimi kriminal serbo-jugosllav do të kërkonte armëpushim, që në ditët e para dhe ashtu të arrihej një marrëveshje, pa pasur dëme të mëdha dhe pa eskalimin e mëtejshëm të armiqësive.

Por, regjimi i Millosheviqit pati një kundërpërgjigje krejt të ndryshme, nga ajo që priste NATO-ja. Regjimi intensifikoi dhunën sistematike dhe frontale kundër civilëve shqiptarë, duke e shndërruar në spastrim etnik dhe gjenocid. Vrasjet masive të civilëve në të katër anët e Kosovës dhe dëbimi i të mbijtuarve për në Maqedoni e në Shqipëri, kishte për synim që ta përfshinte rajonin në konflikt dhe ashtu ta trembte NATO-n nga një luftë e përmasave ballkanike, e cila si e atillë nuk do të mund të konrollohej. Ndërsa djegia sistematike e mbi 100.000 shtëpive dhe ekonomike familjare, e shoqëruar me vrasje kolektive të civilëve dhe me dhunimin e femrave, kishte për synim që të dëbuarit të mos kishin ku të ktheheshin më dhe të mos kërkonin të ktheheshin në vendin ku ishin masakruar e troturuar.

Por, vendosmëria e NATO-s nuk u vu në dyshim serioz, sado që disa nga shtetet anëtare bënin presion për ndalimin e bomardimeve. Në fakt, vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe kanë qenë vendimtare për ta çuar deri në fund aksionin ushtarak të NATO-s. Pas 78 ditësh të aksionit ushtarak të NATO-s, regjimi gjakatar i Millosheviqit, u dorëzua. Me firmosjen e Marrëvesjes së Kumanovës iu hap rruga largimitt ë forcave terroriste serbe nga Kosova dhe vendojes së KFOR-it, si një forcë ushtarake paqeruajteve. Pra, Kosova u çlirua nga aksioni ushtarak i NATOs, por me një çmim tmerrësisht të lartë në jetën e civilëve dhe në shkatërrimin e ekonomive familjare.

Ne nuk do ta dimë kurrë se a ka pasur NATO-ja mundësi të tjera për frenimin e Millosheviqit, në një kohë më të shkurtër e me një çmim më të ulët. Mund të supozohet se nëse aksioni ushtarak i NATO-s do të ishte më i fortë në fillim, siç u bë në fund, ndoshta disa nga pasojat do të ishin evituar. Mbase edhe armiqësia nuk do të kishte arritur në këto përmasa. Por, kjo tashmë është në fushë e hipotezave. Ajo që dimë sot është se pa aksionin ushtarak të NATO-s, i atillë çfarë ishte, nuk do të ndërpritej spastrimi etnik dhe gjenocidi serb dhe nuk do të arrihej kjo paqje artificiale, e cila falë KFOR-it mbahet në këmbë të drunjta tash 20 vjet.

Bombardimet e NATO-s dhe paqja artificiale