Google dëshiron fshirjen e llogarisë në një aplikacion po aq të lehtë sa hapjen e tij. Kompania njoftoi se aplikacionet Android në Play Store do të lejojnë përdoruesit të fshijnë një llogari dhe të dhënat e saj brenda aplikacionit dhe në ueb.
Zhvilluesit duhet gjithashtu të fshijnë të dhënat për një llogari kur përdoruesit kërkojnë fshirjen e plotë të llogarisë.
Lëvizja ka për qëllim të edukojë më mirë përdoruesit të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të krijojë besueshmëri tek aplikacionet por edhe Play Store.
Gjithashtu siguron më shumë fleksibilitet. Ju mund të fshini të dhëna të caktuara pa pasur nevojë të fshini plotësisht llogarinë thotë Google.
Politika do të hyjë në fuqi me faza. Krijuesit kanë afat deri më 7 Dhjetor për tu përgjigjur pyetjeve për fshirjen e të dhënave nga aplikacioni i tyre. Listimet në Store do të shfaqin ndryshimet në fillim të 2024. Zhvilluesit mund të aplikojnë për shtyrje të implementimit të politikës deri më 31 Maj të vitit të ardhshëm.
Ndryshimet vinë disa muaj pasi Apple aplikoi masa të ngjashme për softuerët që shpërndahen përmes App Store. Në të dy rastet kompanitë janë të shqetësuara për shkeljen e politikave si dhe ankesat e përdoruesve se nuk fshijnë dot llogaritë apo informacionet e ndjeshme nga aplikacioni. /PCWorld Albanian